VIDEO/ Shpërthimi makinës në Vlorë, ja kush ishte biznesmeni i ndërtimit

VIDEO/ Shpërthimi makinës në Vlorë, ja kush ishte biznesmeni i ndërtimit

18:55, 23/11/2018
A+ Aa A-

Një makinë tip ‘Benz’ me targa AA703 MG është hedhur në erë nga një sasi e konsiderueshme eksplozivi, sonte në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:35 të pasdites së sotme në dalje të rrugës Transballkanike, ndërsa mjeti ka qenë në lëvizje.

Në automjet ndodhej drejtuesi, shtetasi Agron Alushaj 48 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

Alushaj mësohet se ka humbur gjymtyrët. Sipas bluzave të bardha, gjendja shëndetësore e tij është tejet e rëndë.

    Në momentin e shpërthimit, Alushaj sapo kishte dalë nga lavazhi në pronësi të karburantit nga ku po largohej automjeti.

    Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin e autorit/ëve të shpërthimit të mjetit.

    Agron Alushaj mësohet se merrej me biznes ndërtimi dhe ishte pronar i një guroreje në Drashovic.

    Po kështu Alushaj është dhe i vëllai i ish-drejtores së Hipotekës së Vlorës, Loreta Alushaj Tozaj.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco