Identifikohet i riu që hodhi kapsollën drejt polices

Identifikohet i riu që hodhi kapsollën drejt polices

16:29, 23/11/2018
A+ Aa A-

Policia e Tiranës pretendon se ka identifikuar nëpërmjet pamjeve filmike dhe kanë shpallur në kërkim personin që hodhi kapsollën në drejtim të efektives së plagosur, Ina Nuka, duke i dëmtuar rëndë asaj gishtërinjtë e dorës së djathtë, gjatë protestës së organizuar nga banorët e “Astirit”, të enjten para Parlamentit. Sipas Policisë,ai është Daniel Dobraj 18 vjeç.

Si provë material oficerët kriminalistë kanë administruar ndër të tjerat edhe pamjet e transmetuara nga televizionet gjatë protestës, e cila zgjati disa orë. Prokuroria po heton edhe për mënyrën sesi protestuesit i kanë siguruar këto kapsolla.

Ndërkohë mësohet se, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka verifikuar sjelljen e policisë gjatë protestës dhe pritet të ketë qëndrim pasi, ka dyshime që uniformat blu, mund të kenë kapërcyer kompetencat që iu atribuon ligji gjatë protestës së djeshme, ku u plagosën 3 protestues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco