Lista e pronave/ Sekuestrohen pasuri të shumta në Vlorë Foto ilustruese

Lista e pronave/ Sekuestrohen pasuri të shumta në Vlorë

10:36, 20/11/2018
A+ Aa A-

Pasuri të shumta janë sekuestruar në Vlorë.

Burime nga policia thanë se kanë sekuestruar pasuritë e qytetit me inicialet J. J., pas dyshimeve se ato janë të vendosura në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës hetimore në ngarkim të shtetasit J. J., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë penale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, ka bërë ekzekutimin e urdhërit të Prokurorit në zbatim të vendimit penal, datë 17.11.2018, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit pasuror sekuestro preventive mbi pasuritë e mëposhtme :

2 apartamente banimi në lagjen ‘10 Korriku’ Vlorë

2 ambiente shërbimi - dyqan, në lagjen ‘Pavarësia’ Vlorë

2 vende parkimi në lagjen ‘Pavarësia’ Vlorë

6 garazhe të ndryshme në lagjen ‘10 Korriku’ Vlorë

1 automjet tip BMW.

Vlera totale e këtyre pasurive arrin deri në 360.000 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

krasasi tp20/11/2018 14:09

Po gjyqi i ish K/Bashkiakut te Vlores e t'jere ne Apel. Merr pafajsine nga nje gjyqtare qe nje dite me pas shkarkohet nga vetingu."Mere me leng, se mishi u mbarua".

Erion Goga20/11/2018 13:03

Po pasurite e politikaneve gjyqtareve prokuroreve atyre qe mbeten ne vetting pse nuk sekuestrohen por vetem popullit te thjeshte? Prandaj shqiptaret po ikin cdo dite nga ky vend sepse eshte shtet feudal ska lidhje me demokracine dhe shtetin e se drejtes.

Shto koment

Denonco