Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Gafa e dy shqiptarëve që i çoi në pranga

Gafa e dy shqiptarëve që i çoi në pranga

10:38, 18/11/2018
A+ Aa A-

Shkojnë për të vjedhur, por nuk e kanë mbuluar fytyrën e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Madonna del Bosco, Itali ku dy të rinjtë me inicialet A. P. 33 vjeç dhe E. P, 29 vjeç, kanë grabitur një shtëpi ku kishin marrë disa bizhuteri ari dhe tre smartphone.

Por ata nuk kishin parë kamerat në zonën ku kishin marrë përsipër të bënin vjedhjen, duke mos mbuluar fare fytyrat e tyre.

Kur pronari ka zbuluar vjedhjen i është kthyer menjëherë filmimeve të kamerave. Ai ka parë dy fytyra të reja, jo të njohura shumë në zonë dhe ka njoftuar policinë për ngjarjen.

Policia nisi menjëherë hetimet, duke identifikuar ata.

Me sa duket, shqiptarët duke jetuar në një zonë të largët, Astigiano, kanë menduar se nuk do të identifikoheshin.

Ata u kapën gjatë një ndjekje nga policia, pasi po përpiqeshin që të arratiseshin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco