Drogë me aromë jasemini, 6 të arrestuar për ngarkesën e korrikut, vinte nga Shqipëria

Drogë me aromë jasemini, 6 të arrestuar për ngarkesën e korrikut, vinte nga Shqipëria

08:52, 17/11/2018
A+ Aa A-

Hetimet per trafikun e drogës nga Shqipëria kanë arritur në konkluzionin e zbulimit të disa të implikuarve në transportin e një sasi të madhe dorge në Korrik të këtij vitit për në Itali

Si pasojë e këtij hetimi, sipas mediave në Itali, mëngjesin e sotëm autoritetet e drejtësisë kanë vënë në pranga 6 persona të akuzuar per trafik drogë nga Shqipëria drejt Italisë. 

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 250 kg marijuanë e gjysëm kg kokainë e fshehur në tubat e një gomone e kapur gjatë verës së 2018 

Droga ishte e parfumosur me aroma jasemini për t'i shpëtuar nuhatjes së qenve antidroga. 

Gomonia me drogë u kap me 4 korrik 2018 ndërsa transportohej në autostradë nga një automjet.

Në pranga u vunë 2 italianë nga Brindisi Fulvio Lonero e Massimo Ferrero. 

Është hera e parë që antidroga italiane zbuloi një sasi droge e kamufluar me aromë jasemini. 

Sekuestrimi i telefonave celularë ka ndihmuar investiguesit italianë të zbardhin aktiviteton kriminal e të vëne në pranga bashkëpunëtorët e dy të arrestuarve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco