Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO-FOTO/ Maska, bluza, flamuj, çfarë po përgatitet në Bularat

VIDEO-FOTO/ Maska, bluza, flamuj, çfarë po përgatitet në Bularat

10:53, 08/11/2018
A+ Aa A-

Të paktën 3 qytetarë grekë janë ndaluar nga policia në Gjirokastër, pasi u janë gjetur sende të ndaluara.

Mesditën e sotme do të bëhet varrimi i ekstremistit grek, Kostandinos Kaçifas, që u vra në  28 tetor në përballje me forcat speciale RENEA.

Pikërisht për këtë arsye janë marrë masa të shumta nga ana e policisë dhe në terren kanë zbritur edhe agjentë sekretë.

Në fshatin Bularat ka oficerë civilë.

Pikërisht ata kanë ndaluar 3 grekë që kishin me vete, maska, bluza e flamuj me shkrime ekstremiste, siç edhe mund ti shikoni në pamjet e bëra publike nga FaxNews.

Qytetarët grekë janë dërguar në Prokurori.

Atyre u janë gjetur bluza të ndaluara më mbishkrime që ngjallin urrejtje, kapuç dhe sende të ndaluara.

Madje ata kanë kundërshtuar dhe forcat e policisë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Poshtersi08/11/2018 11:16

    Normale argatet e grekeve na qeverisin ne tirane, prandaj dhe eleminuan per ta kthyer ne hero nje terrorist. Tani i lejojne organizatat e tyre ta percjellin me flamuj dhe thirrje antishqipetare ne territorin tone. Pyetja eshte se pse prokuroria e krimeve te renda pse nuk publikojne raportin e hetimeve? Ai ishte akt terrorist ajo qe ndodhi dhe me ke bashkepunonte autori. Cilat jane organizatat qe e financonin dhe cili eshte qellimi i tyre?

    Shto koment

    Denonco