Atentati mafioz/ Ja kush janë viktima dhe i plagosuri mbrëmjen e sotme në Durrës. Emrat

Atentati mafioz/ Ja kush janë viktima dhe i plagosuri mbrëmjen e sotme në Durrës. Emrat

00:04, 07/11/2018
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme pas një sulmi mafioz, ka mbetur I vrarë Edison Harizaj, ndërsa është plagosur rëndë Genci Caca.

Dy personat janë gjetur mbrëmjen e sotme nga policia brenda një makine ‘Audi’. Sipas burimeve për Syri.net, Harziaj është shoku i Shullazit dhe rezulton person me precedent penal.

Informacioni i policisë:

Më datë 06.11.2018 , rreth orës 22:50 ,në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip “Audi” është gjetur pa shenja jete shtetasi E.H. 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë,   i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin  e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Toni07/11/2018 18:51

shullazi ska vrare njerez kot kshu kuturu,ka vra ato qe jan munduar ta vrasin dhe tradhetojn,dhe gjobat ju ka vendos atyre qe kan e jo skan pas buk me henger. Sa i perket krimit,nuk crenjoset nga nje mentalitet si ai i joni shqiptar. Kur sna e hoqi dot xhaxhi 40 vite me diktatur sdo na heqin tjeret me cokollata.

Edlir Rameta07/11/2018 10:59

Shoku i Shullazit ,shoku i nje tjeter plehre ,kush eshte ky krimb aleje shullazi sikur meqene se di,normal per personat qe humben jeten dhe familjaret e tyre eshte ngjarje e rende shume e rende,shoqeria shqipetare populli yne dita dites zhytet ne llumbin e krimit ku smund te lahesh dot me asgje,duhet nje aksion mbare kombetare nga politika ,kisha,xhamia,qe te shrenjosim kete epidemi krimi qe po vuan populli yne prej vitit 1990 .

Shto koment

Denonco