Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

VIDEO/ Protestë në Tiranë: Edi Rama s’kam me ta fal kurrë...!

VIDEO/ Protestë në Tiranë: Edi Rama s’kam me ta fal kurrë...!

18:00, 03/11/2018
A+ Aa A-

Banorë dhe biznese u mblodhën sot tek Unaza e Re në një protestë kundër vendimit të qeverisë për zgjerimin e rrugës dhe shembjen e një sërë objektesh. Protesta e sotme ishe në formë sensibilizmi që të dëgjohet zëri i tyre, pasi siç u shprehën, projekti ka nisur të zbatohet pa asnjë lloj konsultimi paraprak.

Banorët thanë për se përpara 3 ditësh u kanë shkuar punonjës të ARRSH (Autoriteti Rrugor) dhe iu kanë thënë se brenda 10 ditësh duhet të lironi banesat pasi do të nisen shembjet.

Të revoltuar ata shprehen se projekti ka ndryshuar duke bërë që përpos autostradës nga Pallati me Shigjeta tek Dogana, të ndërtohet edhe një rrugë dytësore paralele. Ata thanë se janë 270 objekte që janë njoftuar se do të shemben.

Unaza e Re është një rrugë e njohur tregtare ku prej 3 dekadash zhvillojnë veprimtarinë biznese në fushën e ndërtimit e të hidrosanitareve.

Gëzim Sadikaj në një prononcim për media u shpreh i revoltuar ndaj Kryeministrit Rama, duke kaluar edhe në kërcenim ndaj tij. Ai tha se i ka dokumentet për objektin dhe ka paguar taksa e tatime në shtet prej disa vitesh.

Ai i drejtohet drejtpërdrejt Kryeministrit Edi Rama të rishikohet projekti. Ndërsa një tjetër banorë thotë se në godinën që do shembet jetojnë 3 kurora, ndaj kërkon dëmshpërblim nga qeveria e bashkia. /Opinion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco