Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Atentat me granatë punonjësit të Tatimeve në Shkodër. Emri

Atentat me granatë punonjësit të Tatimeve në Shkodër. Emri

20:30, 01/11/2018
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sonte në Shkodër.

Automjetit të një punonjësi të Tatimeve i është vendosur granatë.

Mëson se granata është vendosur në mjetin e Nehat Zaganjorit dhe ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Ura Dervishbeg. Fatmirësisht granata e vendosur në mjetin tip “Benz” nuk ka shpërthyer.

Ka qenë vetë Nehat Zaganjori, i cili ka konstatuar granatën rreth orës 20:30, teksa ai po drejtohej për te makina që kishte parkuar te zona e njohur “Ura Dervishbeg”. Ai ka parë pranë automjetit tip “Benz” një letër të mbështjellë të dyshimtë. Ai ka njoftuar menjëherë policinë që ka rrethuar zonën, ndërsa dyshohet se pranë makinës është vendosur një granatë.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të policisë.

Nga të dhënat e para ka dyshime se sinjali kërcënues ndaj punonjësit të Tatimeve është për shkak të detyrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco