Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Arta Marku i shkon deri në fund, emëron në fshehtësi prokurorët e rinj të Shullazit

Arta Marku i shkon deri në fund, emëron në fshehtësi prokurorët e rinj të Shullazit

13:05, 22/09/2018
A+ Aa A-

Emiliano Shullazi dhe grupi i tij kriminal, i cili po pret gjykimin brenda muajit Shtator krijo një kaos të vërtetë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, duke aktivizuar direkt edhe Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku.

Fillimisht u pretendua se prokurorët e çështjes nuk pranonin që të jepnin pretencën përpara togave të zeza, por nga një letër publike e 10 prej tyre, u mësua e vërteta se e gjithë kjo ishte thjesht një “lojë”.

Pavarësisht rrëmujës dhe daljet sheshit të kësaj skeme e cila me një gur vrau dy zogj (Shullazi dhe degradimi i hetimit, ndaj Saimir Tahirit), Arta Marku i shkoi deri në fund planit të saj.

Mësohet se mbrëmë vonë Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, ka caktuar drejtuesen e komanduar të Krimeve të Rënda, Donika Prelën dhe zëvendësdrejtuesin, Gentian Osmani, si prokurorë të dosjes që do të lexojnë konkluzionet përfundimtare ndaj Emiljano Shullazit, Gilmando Danit, Endri Qyqes, Endri Zelës dhe Blerim Shullazit.

 Dosja “Shullazi”, në të cilën janë përzier edhe politikanë të majtë dhe sipas burimeve edhe vetë kryeministri Rama krijoi këto ditë, një situatë të paprecedentë në organin e akuzës, duke arritur deri në konflikt fizik pas të cilit u kërkua edhe ndihma nga policia e Xhafajt.

Dje Prokuroria e Përgjithshme e Përkohshme Marku njoftoi nëpërmjet një deklarate, se ishin përcaktuar dy prokurorë për dosjen “Shullazi”, por pa treguar emrat të cilët sipas saj do të bëheshin publik ditën e seancës. Nëpërmjet një njoftimi të shkurtër nuk qartësohet as mënyra se si këta dy prokurorë janë zgjedhur për të lexuar pretencën, duke treguar edhe njëherë mungesë transparence për lëvizjet që bënë organi qendror i akuzës. Për mënyrën e “fshehtë” të të bërit të punëve, Arta Marku u akuzua dhe u kritikua edhe gjatë daljes së saj përpara komisionit të Vetingut.

Vërejtjet për mungesën e transparencës nga ana e Markut në ushtrimin e detyrës i vuri në dukje edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, gjatë seancës dëgjimore.

Sipas KPK, Marku duhet të jetë më transparente me veprimet që kryen. Por edhe pas kësaj kryeprokurorja vazhdon ta trajtojë institucionin që drejton si çiflig privat, ose më saktë të atyre që e zgjodhën me forcën e kartonit në parlament.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Dojan22/09/2018 22:51

Prokurorja e përkohshme nuk duhet të ketë një kohëzgjatjen 9 mujore kjo nuk ndodh vetëm në Shqipëri për

Shto koment

Denonco