Histori e jashtëzakonshme, gazetari i njohur rrëfen: Si më shpëtuan jetën dy çunat e mi, ende pa u lindur...

Histori e jashtëzakonshme, gazetari i njohur rrëfen: Si më shpëtuan jetën dy çunat e mi, ende pa u lindur...

14:50, 14/09/2018
A+ Aa A-

Gazetari i njohur Robert Goro që jeton e punon në Greqi ka hedhur nje shenim në faqen e  tij në Facebook ku tregon se si i kanë shpetuar jeten femijët e tij akoma pa lindur.

Ai e shpjegon ngjarjen që mund ti kishte marrë jetën 19 vjet më parë kur ishte programuar të udhëtonte në një avion si gazetar me ish zëvendësministrin e jashtëm grek, Jannos Kranidiotis i cili humbi jetën bashkë me të birin, dy gazetarë, një kameraman, një prej badigardëve dhe një pjesëtar të ekuipazhit.

Bashkshortja qe ishte në ditët e fundit të shtatzansië gati për të sjellë në jetë dy djemtë e çiftit Goro, i ka thënë se do ta linte vetëm ….dhe gazetari ka telefonuar në Ministrianë e jashtme greke për të anulluar pjesmarrjen e tij me delegacionin, avioni që po i çonte në Rumani u rrëzua në afërsi të Bukureshtit.

Ja shenimi i plotë i Gazetarit Robet Goro në faqen e tij në acbook:

Si më shpëtuan jetën dy çunat e mi, ende pa u lindur...

Si sot, 19 vjet më parë, 14 shtatori do të mund të ishte dita ime fatale. Pasditen e 14 shtatorit 1999, unë mund të isha në bordin e avionit qeveritar që po çonte në Bukuresht zëvendësministrin e jashtëm grek, Jannos Kranidiotis, i cili humbi jetën bashkë me të birin, dy gazetarë, një kameraman, një prej badigardëve dhe një pjesëtar të ekuipazhit.
Isha dhe unë pjesë e ekipit të gazetarëve, por në momentin që do të nisesha për në aeroport, Diana, duke më parë me trishtim, më tha: “Do të më lesh vetëm?”...
Ishte në “ditët e veta” si i thonë fjalës, për të lindur dy trimat tanë, Evrin dhe Themin. Nuk u mëdyshova aspak. Telefonova në ministrinë e jashtme greke, për t’iu thënë se e anuloja pjesëmarrjen time. Zëri nga ana tjetër e telit u ankua që pse nuk njoftova më përpara. “Kishte kaq kërkesa, mund të kishim vënë në listë një koleg tjetër”. Kërkova mirëkuptimin e tyre dhe e mbylla telefonin.
Pasdite, mbërriti lajmi i kobshëm, për tragjedinë e avionit qeveritar Falcon. Turbulencat, 20 minuta para se avioni të ulej në aeroportin e Bukureshtit, kishin vrarë gjithë ata që ndodheshin në bord pa lidhur rripat e sigurimit. Gjashtë njerëz. Unë do të kisha qenë me siguri i shtati , pse kisha zakonin e keq që të shisja mend e ta vija rripin vetëm kur ishte e detyrueshme, në ngjitje dhe në ulje.
Atë natë dhe për shumë ditë të tjera, tok me dhimbjen për ata njerëz që u ndanë kaq padrejtësisht nga jeta, nuk harroja të falënderoja Dianën dhe indirekt edhe dy çunat e mi që erdhën në jetë pesë ditë më vonë, mëngjesin e të dielës 19 shtator 1999.
Nuk haroj të falënderoj ata që më shpëtuan jetën dhe vazhdojnë më mbajnë në jetë...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco