Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Gjermania nuk ekstradon Arber Çekajn, akuzohet për 613 kilogramë kokainë në Durrës, arsyeja…..

Gjermania nuk ekstradon Arber Çekajn, akuzohet për 613 kilogramë kokainë në Durrës, arsyeja…..

13:58, 28/08/2018
A+ Aa A-

Ekstradimi i Arber Çekajt, personit te dyshuar për trafikimin e 613 kilogrameve kokaine kolumbiane në portin e Durrësit me gjasë do të vonojë. Autoritetet gjermane, te cilat e arrestuan për llogari të palës shqiptare, kanë hapur një tjetër hetim ndaj tij.

Ndonëse u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare, në maj të 2018, Arbër Cekaj ende nuk e ka prekur tokën shqiptare. Autoritetet gjermane kanë informuar prokurorinë shqiptare se kanë nisur hetimet për Çekajn, pasi kanë dyshime se ai është i përfshirë në aktivitet kriminal edhe në territorin e tyre.

Prokuroria për Krime të Rënda e konfirmoi këtë fakt për Neës24, por zyrtarët e saj e kishin të pamundur të jepnin shpjegime nëse biznesmeni, po hetohet nga gjermanët vetëm për episodin e trafikimit të sasisë rekord të drogës, apo edhe raste të tjera. Kjo për faktin se nuk janë vënë në dijeni të asnjë të dhëne të grumbulluar nga homologët gjermanë.

E ndërsa për Cekajn, nuk mund të thuhet me siguri se kur do të ekstradohet në Shqipëri, të vetmit që vijojnë të mbahen në qelitë e paraburgimit për trafikimin e drogës me vlerë 180 milionë euro, janë menaxheri i kompanisë, Donaldo Lushaj dhe shoferi I kamionit, Armand Pezaku.

Prokuroria shqiptare ka dyshime se droga e kapur në magazinat e kompanisë ‘Arbri garden’, do të trafikohej drejt vendeve të BE-së, ndër to edhe në Gjermani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco