Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Vdiq duke shpëtuar të fejuarën, kush është psikologu nga Shkodra

Vdiq duke shpëtuar të fejuarën, kush është psikologu nga Shkodra

19:31, 22/07/2018
A+ Aa A-

I riu fatkeq që u mbyt sot në Velipojë, kishte punuar deri pak muaj më parë në qendrën komunitare të Dajçit si punonjës social.

Ai njihej si një person tejet i edukuar, i sjellshëm dhe komunikues.

29-vjeçari Ervid Palaj u mbyt sot në detin e Velipojës, në afërsi të lagunës së Vilunit.

Ai shpëtoi të fejuarën nga mbytja por vetë nuk ia doli të shpëtonte duke humbur jetën në mënyrë tragjike.

I riu nga Dajçi ka parë se e fejuara e tij po rrezikonte të mbytej dhe menjëherë ka ndërhyrë duke shkuar për ta shpëtuar.

Teksa i jepte asaj ndihmë 29-vjeçari ka humbur jetën për veten e tij. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, por ka qenë e pamundur që t’i jepet ndihma e parë sepse Ervid Palaj kishte humbur jetën në vetëm pak kohë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Zaho22/07/2018 20:02

I ndrite shpirti, e qofte i perendise. Shembull njerzor e heroik. Ngushellime te thella families, e nderimet e sinqerta per edukaten qytetare me te cilen e kane rritur e edukuar...

Shto koment

Denonco