FOTO/ Ja kush është 31-vjeçarja nga Mallakastra, nën kërcënimin e armës vodhi një karburant

FOTO/ Ja kush është 31-vjeçarja nga Mallakastra, nën kërcënimin e armës vodhi një karburant

11:56, 22/07/2018
A+ Aa A-

Personi që shihni në foton me poshtë  është 31 vjeçarja Anna Malaj nga Mallakastra, e cila u ndalua ditën e sotme nga policia pasi në bashkëpunim me E.G, 22 vjeç, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një pikë karburanti.

Të dy këta shtetas Kushërinjë me njeri tjetrin, nën kërcënimin e armës, në datën 02.07.2018, në Levan, kanë vjedhur një pikë karburanti ku kanë marrë shumën prej 30000 lekësh të reja,s hkruna fax web

Gjithashtu të dy këta shtetas nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin dhe dy pika të tjera karburantesh. Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Si dhe në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti. Gjithashtu policia ka sekuestruar dhe armën me të cilën autorët nën kërcënimin e saj kryenin vjedhjet.

Ja njoftimi i plotë i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër pronës dhe pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, falë punës operative e hetimore të mirëorganizuar, bënë të mundur zbardhjen e tre ngjarjeve të ndodhura këtë muaj në Qarkun e Fierit ku dy persona nën kërcënimin e armës, gjatë orëve të vona të natës shkonin për të vjedhur pika të ndryshme karburantesh.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

E.G, 22 vjeç, banues në fshatin Belinë, Patos.

Në datën 07.07.2018, në Mallakastër, nën kërcënimin e armës kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti por pasi janë ndeshur me punonjësin e karburantit, janë larguar.

Në datën 15.07.2018, në lagjen “1 Maji” Fier, në bashkëpunim, duke kërcënuar me armë gjahu teke, kanë tentuar të vjedhin një tjetër pikë karburanti.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

Automjeti me të cilën shkonin në vendngjarje.

1 armë gjahu teke dhe 6 fishekë.

1 palë doreza dhe 4 targa mjeti të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 140, 22, 25, dhe 278 të Kodit Penal.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco