FOTO/ Zhduket pa lënë gjurmë gruaja shqiptare në Itali. Emri

FOTO/ Zhduket pa lënë gjurmë gruaja shqiptare në Itali. Emri

10:09, 21/06/2018
A+ Aa A-

Prej 10 ditësh një grua shqiptare ka humbur pa lënë gjurmë. Ngjarja ka ndodhur në Marina di Massa.

Ky rast është denoncuar në emisionin italian ‘Chi l’ha Visto?’, i transmetuar në televizionin RAI3.

Bëhet fjalë për shqiptaren Marjana Marku e zhdukur prej 11 qershorit 2018. Ajo është 35 vjeçe dhe nënë e dy vajzave të vogla.

Fotoja e gruas së zhdukur është bërë publike nga policia, pas denoncimit në polici, e cila ka nisur hetimet për gjetjen e saj.

Image

Hera e fundit kur gruaja ka folur me të afërmit e saj ka qenë 11 qershori. Që nga ai moment kanë humbur gjurmët e saj.

Nëse keni dijeni për vendndodhjen e saj, apo e keni parë mund të telefononi menjëherë në numra 112 dhe 113 të policisë italiane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco