Arrestohen 4 shpërndarësit e heroinës në Berat. Ja emrat

Arrestohen 4 shpërndarësit e heroinës në Berat. Ja emrat

09:41, 22/05/2018
A+ Aa A-

Sekuestrohen doza heroine dhe arrestohen 4 persona në Berat. Akisoni i policisë i koduar  çoi në arrestimin e 4 personave që shprendanin heroinë në këtë qytet. Ata janë

Argent Myftari, Francesko Mehmetaj, Alvaro Merka, Geri Molishti.

Operacioni i koduar "Çelepiasi" u zhvillua nga policia e Beratit në bashkëpunim me Prokurorinë pas një hetimi një mujor.

Sipas njoftimi të policisë të arrestuarit janë:

•Argent Myftari, 31 vjeç, banues në Berat.

•Françesko Mehmetaj, 19 vjeç, banues në Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike)

•Alvaro Merka, 37 vjeç, banues në Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike)

 •Geri Molishti, 36 vjeç, banues në Berat, (i dënuar më parë për veprën penale Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike)

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat shërbimet e policisë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

. 17 doza të dyshuara si lëndë narkotike e llojit Heroinë me peshë 3.5 gram, një dozë Cannabis Sativa, fara të dyshuara narkotike, një bimë e kultivuar narkotike.

. Një  armë gjahu çifte me 4 fishekë, e dyshuar si e vjedhur në datën 19.05.2018 në banesën e shtetasit J.Q.

. Një shumë lekësh, tre telefona dhe dy automjete.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve të gjahut dhe armve sportive”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco