Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rrahje e përgjakshme me shufra hekuri dhe sëpata para një lavazhi

Rrahje e përgjakshme me shufra hekuri dhe sëpata para një lavazhi

08:28, 25/04/2018
A+ Aa A-

Tre persona janë plagosur pas një rrahjeje para një  lavazhi në Tetovë, ku u përdorën edhe shufra hekuri dhe sëpata. Sipas policisë, incidentin e njoftoi një i punësuar në lavazh në rrugën Bllagoja Toska në Tetovë. Sipas tij, gjatë ditës së djeshme rreth orës 13 e 30 minuta, ndërsa ishte para lavazhits bashkë me kushëririn e tij me inicialet M.I., me automjet kaloi personi me inicialet C.D, 51 vjeç nga Zhelina, me të cilin edhe më herët kishin pasur mosmarrëveshje.

C.D. nga makina drejtoi sharje ndaj M.I., pastaj doli nga makina dhe me një shufër hekuri e sulmoi dhe e goditi në anën e majtë të kokës. Në larjene hesapeve u përfshi edhe kushëriri i M.I, i cili me sopatë goditi C.D. disa herë në kokë dhe pjesë të trupit. Ata u ndanë nga kalimtarë të rastit, kurse C.D. me makinë të Ndihmës së Shpejtë u dërgua në Spitalin Klinik të Tetovës. Te kushërinjtë M.I dhe M.I. u konstatuan dëmtime në fytyrë dhe duar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco