EKSKLUZIVE/ Arsyet, ja pse Nazer Seiti nuk dëshmoi sot, shkoi në Romë për ...

EKSKLUZIVE/ Arsyet, ja pse Nazer Seiti nuk dëshmoi sot, shkoi në Romë për ...

19:10, 24/04/2018
A+ Aa A-

Nazer Seiti nuk dëshmoi sot për llogari të prokurorisë së Katanjas.

Procesi i marrjes në pyetje i kërkuar nga avokati italian u anulua. Sot në mesditë Seiti është zhvendosur në Romë, ku pritej të firmoste një ‘deall’ me prokurorinë Italiane për hetimet ndaj grupit Habilaj, pjesë e së cilës është edhe ai.

Nuk dihen shkaqet se përse njeriu i konsideruar si truri i organizatës është vënë në dilema për të rrëfyer gjithçka ai di për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë, por burime të sigurta bëjnë të ditur se në Romë kanë mbërritur familjarët e tij.

Po sot konfirmohet se ai ka patur një takim me bashkëshorten dhe fëmijët. Familjarë e tij kanë mbërritur në Romë, një ditë më parë, pas lajmit se ai do të pranonte të bashkëpunonte. Të kontaktuar në telefon ata nuk pranojnë te deklarojnë arsyet, por ajo që lihet të kuptohet në rastin Seitaj është frika për të dëshmuar.

Prokuroria italiane ka siguruar prova të mjaftueshme në lidhje me rolin e tij në trafikimin e qindra-mijëra tonelatash kokainë dhe hashash, jo vetëm nëpërmjet rrugëve detare dhe tokësore, por edhe atyre ajrore. Janë dhjetëra raste kur para kesh të përfituara nga trafiku i narkotikëve kanë kaluar ilegalisht nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

E nëse Seiti pranon të deklarojë këto fakte përgjegjësia nuk mbetet vetëm në rrethin shoqërorë të Habilajve. Drejtues të lartë të kupolës së Policisë së Shtetit, si dhe ata të disa prej komisariateve më të rëndësishme në Jug të vendit, si Vlora, Fieri dhe Gjirokastra, përfshihen drejtpërdrejtë si bashkëpunëtorë”.

Një gjë është fakt, procesi hetimor ndaj tij do të drejtohet tashmë nga drejtësia Italiane. Nëse ai do të flas, familja e tij do të vihet në rrezik. Hetimet në Shqipëri që pas ekstradimit të tij të beftë, stopuan.

E vërteta është disa kilometra larg, dhe nëse do të bëhet drejtësi në emër të saj, Seiti duhet të flas për të mësuar mbi të vërtetën, por duhet të heshtë për të shpëtuar familjen e tij.

Ja si zgjidhte mjetet e tij Nazer Seiti me të cilët kryente trafikun.

Në dëshminë e tij dhënë pas arrestimit në Vlorë, Nazer Seiti, rrëfeu diçka në lidhje me mënyrën se si operonte në trafikun e narkotikëve. Ai shfrytëzonte portet e Malit të Zi dhe Greqisë, ku pasi fiksonte skafin më të shpejtë dhe të duhurin, paguante njerëz të cilët e vidhnin dhe ja transportonin në Vlorë, të gatshëm për rrugën e radhës.

Por ka dhe dëshmi të cilat janë dhënë prej tij, përpara oficerit të policisë gjyqësore, që mbeten për tu verifikuar tashmë nga hetimet e prokurorëve Italian.

Nazer Seiti është çelësi i dosjes Habilaj dhe dëshmia e tij pritet të zbardh një nga skemat më të mëdha të përfshirjes së zyrtarëve të lartë të policisë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco