FOTO/ Historia e familjes shqiptare, besnikët e ISIS që udhëtuan në Siri

FOTO/ Historia e familjes shqiptare, besnikët e ISIS që udhëtuan në Siri

18:07, 16/11/2016
A+ Aa A-

34 vite burg ka kërkuar sot prokuroria italiane për katër pjesëtarë të një familje shqiptare të lidhur me ISIS. 9 vite burg është kërkuar për 25-vjeçarin Aldo Kobuzi dhe po aq për bashkëshorten e tij italiane, Maria Giulia Sergio. Ndërsa për motrën dhe nënën e Kobuzit, organi i akuzës ka kërkuar 8 vite burgim, për secilën.

Aldo Kobuzi është nisur për në Siri në vitin 2013 për t’iu bashkuar ISIS. Kthehet sërish në Shqipëri dhe në shator të vitit 2014 shkon në Scansano, në provincën e Grosseto-s në Itali, ku pritet nga daja i tij Baki Coku. Qëllimi i tij ishte të njihej me Maria Giulia-n, me të cilën u martua më 17 shtator. Pas disa ditësh, shkon në Siri së bashku me bashkëshorten.

Image

Pasi kalon periudhën e stërvitjes në Irak, ai kthehet në një luftëtar të ISIS, dhe hyn në “policinë e Kalifatit”.

Serjola Kobuzi, 20-vjeç, asokohe minorene, është martuar me Mariglen Dervishllarin. Të dy janë nisur për Siri në fillim të vitit 2013, bashkë me fëmijën e tyre, të quajtur Haatab.

Serjola, është bërë nënë për herë të dytën herë në fund të vitit 2014. Tashmë, e reja është e ve pasi bashkëshorti i saj ka humbur jetën nga leucemia. Serjola ndohet në Siri dhe akuzohet për terrorizëm.

Image

45-vjeçarja Donika Çoku është nëna e Aldo Kobuzit. Pas matresës së djalit të saj me Maria Giulia-n, ajo është transferuar me çiftin në Siri. Edhe ajo është në kërkim me akuzën e terrorizmit.

Image

Baki Çoku është vëllai i Donikës dhe daja i Aldos. Nga shtëpia e tij në Scansano, në provincën e Grosseto-s në Itali, janë nisur për në Siri Aldo, Maria Giulia dhe Donika. Ai është arrestuar nga policia shqiptare pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga autoritet italiane me akuzën e terrorizmit. Më pas, është ekstraduar për në vendin fqinj. Prokuroria italiane ka kërkuar për të 3 vite e 2 muaj burgim. Por, në sajë të gjykimit të shkurtuar është dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim.

Image

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco