Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

VIDEO/ ‘34 vite burg’ për familjen shqiptare të ISIS

VIDEO/ ‘34 vite burg’ për familjen shqiptare të ISIS

17:28, 16/11/2016
A+ Aa A-

Nëntë vite burgim ka kërkuar prokuroria italiane për Maria Giulia Sergio e njohur edhe si Fatima. Ky është procesi parë gjyqësor i një gruaje italiane që ka udhëtuar në Siri për të luftuar krah ISIS për më shumë se dy vite.

I njëjti dënim është kërkuar edhe për bashkëshortin e saj shqiptar, 25-vjeçarin Aldo Kobuzi, i cili së bashku me Maria Giulia Sergion, shkoi në Siri.

I njëjti dënim është kruar edhe për Haik Bushra, të quajtur “mësuesja e indokrinimit”, raportojnë mediat lokale. Ajo ka rekrutuar Maria Giulia-n në radhët e islamizmit radikal. Aktualisht ndodhet në kërkim.

Organi i akuzës ka kërkuar edhe 8 vite burgim për nënë e Kobuzit, Donikën dhe po aq për motrën e tij Seriolën. Gjithashtu, 3 vite e 4 muaj burgim është kërkuar për babanë e Fatimas, Sergio Sergio.

Prokurori Paul Pirotta, në padinë e tij, ka pretenduar se Fatima bën pjesë e "organizatës më të rrezikshme terroriste në botë," e vetë-vetëquajtur "Shteti Islamik". Ajo dhe katër të pandehurit e tjerë janë të gjithë në kërkim.

Asnjë nga të pandehurit, përveç njërit, sipas prokurorit, meriton të gjykohet në rrethana lehtësuese. Ai është Sergio Sergio, babai i Fatimës, i cili ishte duke u nisur për në Siri me “vetëdije”, por edhe nën presionin e “vajzave të këqija” (Marianna Sergio, një nga vajzat e tij, është dënuar me 5 vite burgim). Sergio tashmë është nën masën e arrestit shtëpiak. Më herët, ai është konvertuar në mysliman, por tani thotë se do të kthehet sërish në katolik.

/Syri.net/

Lexo edhe Historia e familjes shqiptare, besnikët e ISIS që udhëtuan në Siri

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco