Zbardhen të tjera përgjime, Habilaj: I patë policët, janë tanët, kam njeriun tim tek radarët në Durrës.

Zbardhen të tjera përgjime, Habilaj: I patë policët, janë tanët, kam njeriun tim tek radarët në Durrës.

10:32, 18/10/2017
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera detaje nga dosja e trafikantit të drogës, Moisi Habilaj i arrestuar në Itali tre ditë më parë. Nga përgjimet e realizuara nga policia italiane, rezulton se Habilaj kontrollonte radarët e ushtrisë në Durrës.

Këtë ai e kryente përmes një personi të tij të angazhuar pranë shërbimit të radarëve, i cili i jepte direktiva.

Gjithashtu, në një moment tjetër, Habilaj i tregon trafikantëve italianë se ai ka në dorë edhe punonjësit e policisë. "Kam njeriun tim në sallën e radarëve", i drejtohet Habilaj trafikantëve të tjera. "I patë policët? Janë tanët", vijon një tjetër përgjim i Habilajt.

Në dosjen italiane shpjegohet edhe mënyra si u ngarkua droga nga Porto Palermo.

‘I patë policët? Janë tanët’, vijon një tjetër përgjim i Habilajt.

Në dosjen italiane shpjegohet edhe mënyra si u ngarkua droga nga Porto Palermo. Një ditë më parë mediat italiane publikuan dosjen prej 410 faqesh të përgjimeve ambientale të grupit të drogës i cili kryesohej nga Habilaj.

Gjatë bisedave Habilaj ka përmendur edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri duke theksuar se gjatë një muaji ai ka fituar 5 milionë euro nga trafiku Shqipëri-Itali.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco