U shkarkuan nga postet e tyre/ Emisarët e dialogut takohen në Uashington

U shkarkuan nga postet e tyre/ Emisarët e dialogut takohen në Uashington

09:57, 07/05/2024

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar të martën në mëngjes se ka pasur një “takim shumë produktiv” me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, në Uashington.

“Patëm takim shumë produktiv me të dërguarin special të SHBA-së, Escobar, duke u zhytur në disa diskutime të thella. Pres biseda të tjera për të pasuruar qëndrimin tim këtu”, ka shkruar ai në Twitter.

Lajçaku nuk ka treguar nëse dyshja ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Dy emisarët së shpejti do të largohen nga detyrat e tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco