Lajçak takohet me Escobar, thotë se ishte takim shumë produktiv

Lajçak takohet me Escobar, thotë se ishte takim shumë produktiv

09:18, 07/05/2024

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se ka pasur një “takim shumë produktiv” me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

“Patëm takim shumë produktiv me të dërguarin special të SHBA-së, Escobar, duke u zhytur në disa diskutime të thella. Pres biseda të tjera për të pasuruar qëndrimin tim këtu”, ka shkruar ai në platformën 'X'.

Lajçaku nuk ka shkruar detaje të tjera mbi takimin dhe nuk ka treguar nëse kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco