Kryeministri i Hungarisë, Orban, i kërkon Serbisë t'i lirojë policët e arrestuar të Kosovës

Kryeministri i Hungarisë, Orban, i kërkon Serbisë t'i lirojë policët e arrestuar të Kosovës

17:11, 20/06/2023

Beograd, 20 qershor - Kryeministri hungarez Viktor Orban u kërkoi autoriteteve serbe të martën të lirojnë tre policët e Kosovës të arrestuar javën e kaluar në një zonë kufitare mes dy vendeve, njofton Reuters.

Orban tha gjithashtu se ai e konsideronte të papranueshme që komuniteti ndërkombëtar i pranoi zgjedhjet lokale të prillit në Kosovë, të cilat patën më pak se 4% pjesëmarrje, si legjitime.

Tre policët e Kosovës ndodhen në paraburgim që nga momenti i arrestimit. Si Beogradi ashtu edhe Prishtina dhanë vendndodhje të ndryshme për arrestimin e tyre, duke akuzuar njëri-tjetrin për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestimet ishin të fundit në një seri zhvillimesh që kanë ngritur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, duke shkaktuar frikën e ripërtëritjes së dhunës ndërmjet dy vendeve ish-armike të kohës së luftës.

Pas një sesioni të përbashkët të dy qeverive në qytetin e Suboticës në Serbinë veriore, Orban tha se lirimi i tre policëve "me siguri do ta ndihmonte Serbinë".

Ai i kishte kërkuar Vuçiçit gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që ta “shqyrtonte kërkesën e tij”.

Vuçiç nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt Orbanit, por ka thënë: “Viktor, ju po kërkoni gjëra të  vështira”./ar.sh/SYRI.NET

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco