Ramushi bën 'zbulimin e madh': Albin Kurti është rekrutuar nga Serbia që kur ka qenë në burg

Ramushi bën 'zbulimin e madh': Albin Kurti është rekrutuar nga Serbia që kur ka qenë në burg

11:17, 28/05/2024

Ramush Haradiaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se ky i fundit “është i rekrutuar nga Serbia”.

Sipas tij, ky rekrutim ka ndodhur gjatë kohës sa ka qenë në burg në Serbi. Akuzat e Haradinajt, të cilat më shumë lexohen si konspiracion dhe dëshpërim, sesa si akuzë reale politike.

“Unë po ju them që Albin Kurti është i rekturuar në burgun e Serbisë. Ka qenë edhe para se të shkojë në Serbi i afërt me serbët, këtu në Prishtinë, ka kaluar kohë më shumë Albin para se me u bë zëdhënës i UÇK-së, nuk e di si ka ardh deri aty, e shpjegon historia që është i rektrutun”, tha ai.

Haradinaj ka shtuar se Kurti zbaton agjendën ruse, që sipas tij ka për qëllim largimin e Kosovës nga SHBA-ja dhe NATO-ja.

“Të gjitha këto akte i ka mbulesë për me na shkaktu një rrezik të madh, që është me largu nga Amerika, nga NATO dhe nga integrimet euro-atlantike.

Ky njeri zbaton agjendën ruse dhe e mbulon vetën e vet kundër vendit të vet me këto aktet populiste”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco