Po ‘fluturonin’ në rrugë, policia ndëshkon rëndë dy motoçiklistë

Po ‘fluturonin’ në rrugë, policia ndëshkon rëndë dy motoçiklistë

19:01, 25/05/2024

Policia ka gjobitur për tejkalim të shpejtësisë dy drejtues të motoçikletave, pasi të njëjtit kanë tejkaluar shpejtësinë gati sa trefishi i shpejtësisë së lejuar në atë zonë.

Drejtuesit e motoçikletave në zonën e kufizimit të shpejtësisë 50 km/h kanë zhvilluar shpejtësi 148 km/h.

Njëri prej tyre është shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i huaj.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 25.05.2024, rreth orës 12:55 në rrugën e fshatit Talinvoc i Muhaxherëve, fshati Bibaj i Ferizajt.

‘Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim, për shtetasin e huaj 600 euro, ndërsa për shtetasin kosovar 300 euro, 3 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj’, thuhet në njoftimin e policisë.

Image

Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj ka apeluar tek motoçiklistët që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe të mos bëjnë tejkalime të shpejtësisë.

Sipas Policisë, veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, andaj fton qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë për raportimin e këtyre rasteve dhe të tjera kundërvajtje që ndodhin në komunikacion.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco