Në takim me Sullivan dhe Carpenter, Osmani: I rëndësishëm mbi rolin e SHBA për paqe dhe rritjen e bashkëpunimit

Në takim me Sullivan dhe Carpenter, Osmani: I rëndësishëm mbi rolin e SHBA për paqe dhe rritjen e bashkëpunimit

17:48, 16/06/2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë. Presidentja Osmani e ka cilësuar takim të rëndësishëm mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë.

“Një takim i rëndësishëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë,” shkruan Osmani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco