Vdekje e dyshimtë në Gjilan, policia nis hetimet

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, policia nis hetimet

16:41, 16/06/2024
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast vdekje të dyshimtë që ka ndodhur në fshatin Livoq i Epërm në Gjilan. Njësitet policore pas pranimit të informacionit, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur një trup të gjinisë mashkullore, pa shenja jete, raportojnë mediat e Kosovës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa (ende) nuk dihet identiteti i viktimës.Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco