Mbyllet Superliga e Kosovës, verdiktet finale të sezonit 2023-2024

Mbyllet Superliga e Kosovës, verdiktet finale të sezonit 2023-2024

19:12, 25/05/2024
A+ Aa A-

Superliga e Kosovës uli këtë të shtunë siparin e sezonit 2023-2024.

Kampionët e Ballkanit e mbyllën këtë edicion në fitoren 2-1 ndaj Prishtinës, një ndeshje që në vitet e fundit ka dhuruar gjithmonë spektakël.

Pas kësaj fitoreje skuadra nga Suhareka e mbylli sezonin në kuotën e 78 pikëve, sigurisht në krye të renditjes, teksa Prishtina u rendit në vend të pestë me 49 pikë.

Drita-Malisheva ndanë pikët në raundin e 36-të të Superligës së Kosovës, me pritësit e kësaj sfide që e mbyllën sezonin në vend të tretë me 67 pikë dhe do të konkurrojnë në Conference League, teksa miqtë u renditën në vend të katërt me 57 pikë.

Llapi triumfoi me rezultatin 1-5 në transfertën e Lirisë, me këta të fundit që u rrëzuan nga elita, pasi e mbyllën sezonin në vend të fundit me 14 pikë.

Ndërsa sa i përket ekipit të Llapit e mbylli sezonin në vend të dytë me 71 pikë, duke siguruar pjesëmarrjen në Conference League.

Dukagjini-Gjilani u ndanë me rezultatin 2-4, me vendasit që e mbyllën edicionin në vendin e shtatë me 45 pikë, teksa Gjilani në vend të gjashtë po me 45 pikë, por me statistika më të mira përsa u përket përballjeve direkte.

Fushë Kosova-Feronikeli përfundoi me rezultatin 0-3, me vendasit që kanë rënë nga kategoria, pasi e mbyllën sezonin në vend të nëntë me 20 pikë, teksa Feronikeli e mbylli këtë edicion në vend të tetë me 44 pikë dhe tashmë do duhet të luajë në “Play-Out” për të bërë të mundur qëndrimin në Superligë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco