Lista e Kosovës për miqësoren me Norvegjinë, trajneri Foda me dy risi

Lista e Kosovës për miqësoren me Norvegjinë, trajneri Foda me dy risi

11:41, 30/05/2024
A+ Aa A-

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen miqësore me Norvegjinë, që do të zhvillohet në Oslo.

Gjermani ka preferuar të ketë 23 lojtarë nën urdhrat e tij, mes të cilëve për herë të parë dy elementë.

Për këtë ndeshje janë grumbulluar tre portierë: Arijanet Muric, Visar Bekaj dhe për herë të parë Mustafë Abdullahu, që luan te Tirana.

Për repartin e pasmë janë thirrur Mërgim Vojvoda, Florent Hadergjonaj, Amir Rrahmani, Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova, Fidan Aliti dhe Leart Paqarada.

Për repartin e mesfushës në listë janë vetëm katër futbollistë: Valon Berisha, Lindon Emërllahu, Blendi Idrizi dhe debutuesi Art Smakaj.

Sulmi është reparti që ka mbipopullim. Kanë marrë ftesë plot nëntë lojtarë: Edon Zhegrova, Bernard Berisha, Vedat Muriqi, Altin Zeqiri, Drilon Hazrollaj, Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani, Muhamet Hyseni dhe Elbasan Rashani.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco