Tensionet në Veri të Kosovës/ Stoltenberg mesazh të prerë: Beogradi dhe Prishtina të dialogojnë. Forcat tona janë vigjilente

Tensionet në Veri të Kosovës/ Stoltenberg mesazh të prerë: Beogradi dhe Prishtina të dialogojnë. Forcat tona janë vigjilente

11:08, 13/12/2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar në lidhje me përplasjet dhe tensionet që kanë përfshirë Veriun e Kosovës.

Stoltenberg ka dhënë një mesazh të qartë për të dyja palët, që të përmbahen dhe të ndalojnë përshkallëzimin e veprimeve. Ndër të tjera ai ka shtuar se vendet duhet të ulin tensionet dhe të jenë të gatshëm të dialogojnë.

“Forcat tona janë gati, vigjilente. NATO dhe BE po bashkëpunojnë ngushtë”, ka thënë më tej Stoltenberg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco