VIDEO/ Donjeta Sadiku kualifikohet në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, shihni momentin e gëzimit të fitores

VIDEO/ Donjeta Sadiku kualifikohet në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’, shihni momentin e gëzimit të fitores

16:18, 09/03/2024
A+ Aa A-

Donjeta Sadiku i ka sjellë normën e parë olimpike në histori të boksi të Kosovës.

Boksierja nga Kosova siguroi kualifikimin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, pasi sot mundi italianen, Alessia Mesiano, në gjysmëfinalen e kategorisë -60 kg, të turneut botëror kualifikues për LO Paris 2024.

Me katër fitore radhazi, Sadiku siguroi ‘vizën’ për LO PARIS 2024.

Federata e boksit në Kosovë e ka përgëzuar sportisten për këtë super arritje.

“Urime Donjetës për mundin dhe sakrificën e deritashme për ta ndjekur ëndrrën për medalje olimpike së bashku me trajneren Marjolla Sallauka, urime dhe gjithë stafit të FBOXK”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco