Eliminohet edhe Ballkani, asnjë skuadër shqiptare në Champions

Eliminohet edhe Ballkani, asnjë skuadër shqiptare në Champions

22:06, 19/07/2023
A+ Aa A-

Ballkani bëri gjithçka keq, gaboi pafund dhe humbi 4-0 në Bullgari përballë Ludogorets, duke i dhënë lamtumirën Champions League.

Kampionët e Kosovës ishin hija e vetvetes krahasuar me sfidën e parë të luajtur në “Fadil Vokrri”, aty ku luajtën një ndeshje fantastike dhe fituan 2-0.

Por, kampionët e Bullgarisë nuk e kishin thënë fjalën e fundit, shfrytëzuan në gabim pasiguritë dhe gafat e djemve të Ilir Dajës dhe festuan kualifikimin.

Ganezi Bernard Tekpetey ndëshkoi dy herë Enea Koliçin në pjesën e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë të takimit erdhën edhe golat e argjentinasit Matias Tissera dhe brazilianit Caio Vidal.

Rrugëtimi europian i Ballkanit zhvendoset në Conference League.

Kampionët e Kosovës do të sfidojë në turin e dytë Larne, kampionët e Irlandës së Veriut.

Kësisoj, pas Strugës dhe Partizanit, edhe Ballkani kalon në Conference League, ndërsa në Champions nuk ka më asnjë ekip shqiptar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco