Kosova pa trajner, Shevçenko i propozohet FFK-së

Kosova pa trajner, Shevçenko i propozohet FFK-së

08:50, 03/07/2023
A+ Aa A-

Kosova është në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Alen Zhires.

Aventura e francezit nuk zgjati shumë në stolin e dardanëve, kjo pas paraqitjeve të dobëta në ndeshjet e para të kualifikueseve të Europianit.

Në Kosovë, një emër i njohur i arenës së futbollit ka dalë në skenë për të marrë drejtimin e skuadrës.

Andri Shevçenko, ish-sulmuesi i njohur i Milanit, i është propozuar Federatës Kosovare të Futbollit.

Kështu të paktën raportohet në Kosovë nga gazetari Ylber Kelmendi, i cili gjithashtu zbulon edhe një emër tjetër si kandidat për stolin:

“Kosova, superatraktive për trajnerët e huaj. Legjenda e Milanit, Andrij Shevçenko, i është propozuar FFK-së për trajner të Kosovës. Ish-trajneri i kombëtares së Ukrainës dhe klubit italian Xhenoa, është i gatshëm të marrë drejtimin e kombëtares sonë. Përveç Shevçenkos, edhe ish-trajneri i Kamerunit, Toni Konseisao, përmes agjentëve të tij ka shprehur dëshirën për të marrë drejtimin e dardanëve”, shkruan gazetari.

Si trajner i Ukrainës, Sheva është përballur kundër Kosovës disa vite më parë dhe atëherë bëri bujë deklarata e tij pas ndeshjes, ku ai i quajti lojtarët e Kosovës, shqiptarë, deklaratë kjo e cila “tërboi” disi serbët.

Ndërkohë sa i përket situatës në Grupin I të kualifikueseve të Europianit, Kosova ndodhet në vendin e parafundit me 3 pikë, po aq sa Bjellorusia e vendit të katërt, ndërsa Izraeli ka 7 pikë, 8 Rumania dhe 10 Zvicra.

Deri tani janë luajtur katër takime dhe dardanët ende nuk kanë arritur të marrin fitoren e parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco