Plas sherri në 'Dance With Me', Robert Alia-Fiori Dardhës: Je gazetare mediokre!

Plas sherri në 'Dance With Me', Robert Alia-Fiori Dardhës: Je gazetare mediokre!

22:34, 11/09/2017
A+ Aa A-

Gazetarja Fiori Dardha që në mbrëmjen e parë ka patur një përplasje me njëri nga pjesëtarët e jurisë Robert Aliajn në “Dance With Me”. T

Teksa po gjykonin Benardin dhe Xhenin për kërcimin (të cilët janë edhe çift në jetën reale) Robert Aliaj ka dhënë përshtypjet e tij që duket se nuk i kanë pëlqyer Fiori Dardhës.

Kjo ka sjellë më pas një përplasje mes tyre dhe ka shkuar deri edhe në ofendime. Ka qenë Roberti i pari i cili i është drejtuar Alketës duke i thënë: “Mos ja u jep fjalën atyre që nisin të flasin dhe nuk dinë të pushojnë. Kjo duket se e ka nxehur më tej gazetaren duke e vazhduar ti drejtohet Robertit.

“Mendimi im është ndryshe nga joti ti këtë s’pranon. Ne nuk jemi balerinë profesionist që të thuash kjo s’me pëlqen, kjo s’më erdhi, kjo s’u përcoll”, citon Opinion

Roberti ka vazhduar më tej duke e quajtur Fiori Dardhën “gazetare mediokër”. Pas kësaj gazetarja ka shpërthyer duke thënë se nuk lejon askënd të përgojoj emrin e saj:

“Emrin e kam arritur me shumë punë, më ke kapur në pikën time më të fortë dhe këtë nuk ta lejoj, emrin e kam krijuar me punë në gazetari”, u shpreh Fiori Dardha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vesa.12/09/2017 08:35

Jane zenka per shou,per shou,mos rini pa gjume.

Shto koment

Denonco