Lajmi i fundit

LIVE/ 'Rama jepe dorëheqjen' qytetarët vijojnë marshimin

Dasma e Taylor Swift, Selena Gomez shfaqet e vetme, mungesa e Benny Blancos nxit spekulime

Dasma e Taylor Swift, Selena Gomez shfaqet e vetme, mungesa e Benny Blancos nxit spekulime

22:29, 03/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Selena Gomez është parë duke mbërritur e vetme në festimet e dasmës së Taylor Swift dhe Travis Kelce në New York, duke tërhequr vëmendjen për mungesën e bashkëshortit të saj, producentit muzikor Benny Blanco.

Pak orë përpara ceremonisë, këngëtarja publikoi në rrjetet sociale një fotografi me Blancon, të shoqëruar me mbishkrimin: “Do të doja që Benny të ishte këtu tani.” Më pas, ajo ndau edhe një video nga makina, teksa ishte rrugës drejt vendit ku po zhvilloheshin festimet, sërish pa praninë e tij, raportojnë mediat e huaja.

Ndërkohë, në rrjetet sociale qarkulluan pretendime se Benny Blanco ishte parë po atë ditë në New York. Megjithatë, deri tani nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar nëse ai mori pjesë në ceremoninë private.

Selena Gomez dhe Taylor Swift njihen për miqësinë e tyre të ngushtë prej vitesh. Swift ishte e pranishme edhe në dasmën e Gomez dhe Blancos vitin e kaluar.

Së fundmi, mediat raportuan se Gomez kishte refuzuar të ishte shoqëruese e nuses në ceremoninë e Swift, megjithëse vazhdon të mbetet një nga mikeshat e saj më të afërta.

Dasma e Taylor Swift dhe Travis Kelce është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie dhe privatësie, ndërsa organizatorët thuhet se u kanë kërkuar të ftuarve të mos publikojnë detaje nga ceremonia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco