Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 34-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Mozzik dhe Lotina Haziri do të bëhen prindër, çifti në pritje të një djali

Mozzik dhe Lotina Haziri do të bëhen prindër, çifti në pritje të një djali

19:23, 03/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Familja e Mozzik-ut po zmadhohet! Reperi dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë ndarë lajmin e bukur se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku, një djalë.

Çifti e bëri publik lajmin përmes disa fotove të ëmbla në rrjetet sociale, ku Lotina shfaqet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur, ndërsa pozon pranë Mozzik-ut.

Në postimin e saj, Lotina zbuloi se e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë për plot gjashtë muaj, edhe pse ka qenë çdo ditë në ekran.

"E fsheha djalin tim nga bota për 6 muaj, ndërsa kam qenë në transmetim të drejtpërdrejtë çdo ditë. Cila është superfuqia jote?", shkroi ajo.

Edhe Mozzik nuk i fshehu emocionet. 

"O Zoti im, më dhuro prej Teje pasardhës të mirë. Vërtet, Ti je Dëgjues i lutjes. Mezi pres të të takoj, djali im," shkroi ai.

Ky do të jetë fëmija i parë për Lotina Hazirin, ndërsa për Mozzik është eksperienca e dytë si baba. Artisti ka edhe një vajzë, Hanën, nga lidhja e tij e mëparshme me reperen Loredana Zefi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco