Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zverneci 2.0, Rama i përgjigjet protestës me dhunë

Çfarë ndodhi me Angelina Jolie pas Brad Pitt? Aktorja zbulon të vërtetën

Çfarë ndodhi me Angelina Jolie pas Brad Pitt? Aktorja zbulon të vërtetën

08:39, 30/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Angelina Jolie ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj sentimentale, 10 vjet pas ndarjes nga Brad Pitt. Në një intervistë për Yahoo Entertainment, aktorja foli për marrëdhëniet romantike ndërsa promovonte filmin e saj më të ri, "Couture".

Në film, Jolie luan rolin e Maxine Walker, një regjisore dhe nënë e një vajze, e cila bie në dashuri me drejtorin e fotografisë, Anton (Louis Garrel), pasi diagnostikohet me kancer gjiri. Aty, aktorja pranoi se nuk e ndjeu veten të lidhur me historinë e dashurisë së personazhit të saj.

"Për të qenë e sinqertë, unë nuk kam dalë me askënd që kur u ndava nga burri im, një dekadë më parë," tha Jolie, duke iu referuar marrëdhënies me Brad Pitt.

Çifti u nda në vitin 2016, por divorci u finalizua vetëm në vitin 2024.

"Prandaj kam krijuar idenë se ajo pjesë e jetës sime nuk është më në qendër, sidomos kur jam e përqendruar te fëmijët dhe familja ime," vazhdoi ajo. "M'u desh pak kohë të kuptoja se personazhi im mund ta dojë vajzën e saj, të jetë plotësisht e përkushtuar ndaj saj dhe, njëkohësisht, të ketë nevojë për dashuri si grua dhe ta pranojë atë."

Më pas, Jolie foli edhe për mënyrën se si hyrja në të pesëdhjetat i ka sjellë një fazë të re të zbulimit të vetes, veçanërisht përmes marrëdhënies me vajzat e saj, Zahara, Shiloh dhe Vivienne.

"Ndoshta po rikthehem pak nga pak te personi që kam qenë dikur," u shpreh ajo. "Po zbuloj diçka tani që vajzat e mia janë rritur. Ato flasin me mua si gra të reja dhe, duke i parë ato, kuptoj se çfarë dua për to, çfarë nuk dua që të humbasin dhe çfarë dua që ta ruajnë gjithmonë. Kjo më kujton edhe gjërat që ndoshta unë vetë kam humbur gjatë rrugës."

Aktorja shtoi se vajzat e saj po e ndihmojnë të rilidhet me një version më të hershëm të vetes.

"Mendoj se, në një farë mënyre, ato po më rikthejnë te vetja ime e dikurshme," tha Jolie. "Dëshira ime që ato të kenë forcë, hapje, butësi, besim dhe guxim më kujton se sa të rëndësishme janë këto cilësi. Besoj se tani edhe ato duan që unë të mos jem vetëm 'mami'. Ka vend që unë të jem sërish edhe ajo grua, jo vetëm një nënë."

Fituesja e çmimit Oscar është nënë e gjashtë fëmijëve. Përveç Zahara-s, Shiloh-ut dhe Vivienne-ës, ajo ka edhe tre djem – Maddox, Pax dhe Knox – të cilët i ka me ish-bashkëshortin Brad Pitt, me të cilin u martua në vitin 2014.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco