Gazetarja solli rrëfimin tronditës nga fëmijëria: Mamaja tentoi tri herë të më vriste

Gazetarja solli rrëfimin tronditës nga fëmijëria: Mamaja tentoi tri herë të më vriste

19:15, 07/05/2024
A+ Aa A-

Paola Ferrari, një ndër gazetaret sportive më të njohura prej vitesh në rrjetin televiziv “Rai” ka tronditur me një rrëfim.

Në një intervistë për “Corriere Della Sera” ajo zbuloi detaje të pa dëgjuara më parë se si mamaja kishte tentuar ta vriste 3 herë.

“Deri në moshën 7-vjeçare fëmijëria ime ishte shumë e bukur, pastaj më nisi ferri. Mamaja ime kaloi një krizë të rëndë nervore dhe u mundua të më vriste tri herë. Babai im kishte një marrëdhënie jashtëmartesore, unë shkova të jetoja tek tetoja ime dhe u detyrova që të ndërprisja studimet”, tregoi ajo pjesë të pathëna nga e fëmijëria e saj.

Gjatë intervistës ajo u ndal dhe për karrierën e saj në emisone të ndryshme sportive, duke përmendur emra të rëndësishëm nga bota e futbollit që ka takuar, si dhe u shpreh se lojtari i saj i preferuar është Roberto Baxho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco