Blero dhe Afrona shpërthejnë në lot: 'Ti u zhduke nga jeta ime'

Blero dhe Afrona shpërthejnë në lot: 'Ti u zhduke nga jeta ime'

15:44, 07/05/2024
A+ Aa A-

Blero dhe Afrona u martuan disa vite më parë, me anë të një ceremonie mjaft sekrete. Më pas, këngëtari publikoi një fotografi të Afronës, ku poshtë saj shkroi: 'Në të mirë dhe në të keq'. 

Dy vite më parë, në vitin 2022, qarkulluan lajme se çifti i kishte dhënë fund martesës.

Unë dhe Afrona Dika i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe na përkasin vetëm neve, - shkruhej në një pjesë të 'letrës' së Bleros drejtuar ndjekësve. 

Jo më larg se dje, në podcast-in 'Talk with Afrona', u publikua promo, ku shihet Blero dhe Afrona në një bisedë sy më sy, pas dy vjetësh. 

Në aq pak sekonda sa promoja të lejon, shihet Blero dhe Afrona të përlotur. Kjo e fundit e pyet se pse përfundoi martesa e tyre, ndërsa Blero ia kthen se ajo u zhduk nga jeta e tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco