Trikoja e Kim në Met Gala i ndan njerëzit në dy grupe

Trikoja e Kim në Met Gala i ndan njerëzit në dy grupe

13:19, 07/05/2024
A+ Aa A-

Teksa yjet zbritën në Metropolitan Museum of Art në New York me veshjet më magjepsëse, grimin më të bukur dhe aksesorët më vezullues, Kim bëri atë që di të bëjë më mirë: Të bëhet protagoniste absolute dhe për këtë mjaftoi vetëm një triko gri e hedhur supeve.

Sytë e të gjithëve mbetën te pamja e Kim Kardashian në edicionin e këtij viti të Met Gala, e veshur me një fustan të personalizuar nga Maison Margiela Couture, i cili ishte i gjithi i zbukuruar me lule argjendi përgjatë një korseje me bel dhe një fundi të tejdukshëm. Mbi këtë kryevepër e krijuar me dorë, Kim kishte hedhur sipër një triko gri.

Pikërisht, ky detaj i bëri njerëzit të dyshojnë në faktin se trikoja nuk ishte pjesë e veshjes, por e shtuar në minutën e fundit për të fshehur një problem me fustanin.

Image

“Kim Kardashian padyshim që kishte një problem me veshjen dhe hodhi një triko krahëve, por ajo duket gjithsesi mahnitëse,” shkroi dikush në platformën X (ish-Twitter).

Por, nuk kanë munguar komentet as në postimin që vetë Kim ka bërë Instagram dhe njerëzit u ndanë sërish në qëndrime. 

Ndërkohë, një tjetër tha: “Fustani i Kim-it duhej të jetë grisur, nuk ka mundësi që një triko e shëmtuar të ishte pjesë e tij.”

Image

Shumë mendojnë se zgjedhja e trikos ishte e qëllimtë në këtë shfaqje të Kim në Met Gala 2024. Por cila është historia e vërtetë pas trikos? Siç e ka shpjeguar vetë Kim në tapetin e kuq, veshja është një shenjë për “natën më të egër të jetës sime në një kopsht”.

“Sapo vrapova dhe mora trikon e të dashurit tim dhe e hodha supeve sepse duhej të shkoja në punë,” tha ajo në një intervistë për Vogue.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco