Vallë, kush fshihej nën ombrellë në Met Gala?

Vallë, kush fshihej nën ombrellë në Met Gala?

11:55, 07/05/2024
A+ Aa A-

Rrjetet sociale vluan më 6 maj, teksa fansat përpiqeshin të kuptonin se cili yll po shkonte në Met Gala 2024 në Nju Jork, mbuluar kokë e këmbë, nën një ombrellë bezhë.

Siç rezultoi, nën ombrellë fshihej Karol G, e cila donte ta mbante sekret veshjen e saj deri në tapetin e kuq në Muzeun Metropolitan të Artit, ku zbuloi fustanin e zbukuruar me gurë kristali Marc Jacobs.

Image

Karol vendosi të shkojë një hap më tej në temën ‘Kopshti i kohës’, duke i dhënë pamjes së saj një atmosferë përrallore, me veshët si elf dhe kurorën mbi flokët e saj platin.

Image

Ajo tha se ishte një mundësi e përsosur për të treguar se sa shumë i do përrallat, atmosferën magjike dhe fantazinë.

‘Jam super e lumtur dhe super e emocionuar që jam këtu’, - vazhdoi Karol, duke shtuar se meqenëse është për herë të parë në Met Gala, ka ardhur për të kaluar një natë të mrekullueshme.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco