Stilisti tregon pasojat pas eliminimit: U shpërfytyrova

Stilisti tregon pasojat pas eliminimit: U shpërfytyrova

21:07, 20/04/2024
A+ Aa A-

Niko Komani ishte fermeri që la “Ferma VIP” ditën e hënën.

Për këtë eksperiencë, ai foli sot teksa ishte i ftuar në “Ferma Club”.

Niko u shpreh se nuk ishte as formati dhe as qëllimi i tij që të shfaqej ngacmues në Fermë, ndaj u soll në atë formë.

“Doja të tregoja Nikon bashkëpunues, i edukuar, i qetë. Njerëzit janë mësuar të shohin Nikon që shpërthen, por nuk njohin këtë Nikon. Nuk është ai lloj formati që duhet të shpërthesh. Është totalisht tjetër gjë. Ika me tjetër frymë. Nuk kisha pse të nxirrja anën e Nikos së keq, sepse ishim si familje“, tha stilisti.

Ai gjithashtu u shpreh se punët e fermës kanë qenë mjaft të renda saqë nuk ka patur mundësi as të pushonin mjaftueshëm dhe kjo e ka bërë që të humbasë peshë.

“Sa mbaronte Prime humbisja 1 kg. Sa u zgjova të nesërmen pasi lashë Fermën isha i shpërfytyruar”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco