FOTO/ Jennifer Aniston dhe Sanda Bullock 'kapen mat' duke dalë nga një klinikë kirurgjie plastike

FOTO/ Jennifer Aniston dhe Sanda Bullock 'kapen mat' duke dalë nga një klinikë kirurgjie plastike

13:43, 29/03/2024
A+ Aa A-

Fotot e aktoreve të njohura Jennifer Aniston dhe Sandra Bullock duke dalë së bashku nga një klinikë e kirurgjisë plastike po bëjnë xhiron e rrjetit. Daily Mail publikoi fotografinë  ku dukej Aniston 55-vjeçare dhe Bullock 59-vjeçare duke u larguar nga klinika, për të cilën media britanike thotë se është e specializuar në heqjen e dhjamit të fytyrës dhe rinoplastikës.

Sipas Daily Mail, atyre iu bashkua bashkëshortja e aktorit Jason Bateman, Amanda Anka. Të treja u panë duke u larguar nga ‘Retreat At Split Rock’ që ndodhet në Greenwich, Connecticut. Është një nga klinikat më të njohura e të vizituara nga yjet e televizionit dhe filmit.

Image

“Ai është i specializuar në procedurat e sipërme dhe të poshtme të fytyrës, të cilat kushtojnë nga 50,000 deri në 100,000 dollarë secila, si dhe në zmadhimin e vetullave dhe syve që kushtojnë rreth 30,000 dollarë secila”, thuhet nga burimi i medias britanike.

Për vizitën te kirurgu plastik, yjet ishin veshur thjeshtë dhe sportive me rroba të zeza për të rënë sa më pak në sy. Megjithatë, ka qenë kapela e Aniston që mbante për të fshehur fytyrën që tërhoqi vëmendjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco