Dosja e Diddy-t: Ish-e dashura e 50 Cent, punonjëse s*ksi në rrjetin e trafikimit?

Dosja e Diddy-t: Ish-e dashura e 50 Cent, punonjëse s*ksi në rrjetin e trafikimit?

12:19, 28/03/2024
A+ Aa A-

Ish e dashura e 50 Cent, Daphne Joy është përmendur në dosjen ku "Lil Rod” Jones ka akuzuar reperin Sean Diddy Combs për ngacmim seksual. Mbi Diddy-n rëndojnë edhe akuza të tjera, duke përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore, kanosjen dhe prositucion.

Në dosjen e shumëpërfolur, është përmendur emri i modeles së OnlyFans, e cila akuzohet se ka punuar si punonjëse seksi në zinxhirin e trafikimit, sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six. Ajo supozohet të jetë një prej tre grave të Combs, të cilat krenoheshin se paguheshin me një pagë mujore për punën e tyre seksuale.

Image

Joy, 37 vjeç, nuk ka bërë një reagim publik për akuzën dhe as ndonjë prononcim për mediat.

Ajo dhe 50 Cent (emri i vërtetë i së cilit është Curtis Jackson) kanë qenë bashkë për 1 vit, në periudhën 2011-2012 dhe kanë bashkë një djalë, të quajtur Sire, i cili ka lindur në shtator të vitit 2012.

Image

Sa i përket akuzave ndaj Diddy-t, Jones e paditi reperin për një sulm seksual, kur ata bashkëpunuan për albumin e fundit të Diddy-t, mes periudhës shtator 2022-nëntor 2023. Jones pretendoi se ishte i detyruar të kërkonte punonjëse seksi dhe të kryente akte seksuale para reperit. Ai gjithashtu dyshon se në shkurt të 2023-shit, mund të jetë droguar dhe përdhunuar në një festë.

Diddy dhe ekipi i tij i mohuan akuzat e producentit dhe avokati i Diddy-t u shpreh se Jones nuk është asgjë më shumë se një gënjeshtar. “Ne kemi prova të padiskutueshme se pretendimet e tij janë totalisht gënjeshtra”, u shpreh Shawn Holley.

Ndërkohë, agjentët e FBI kanë bastisur pronat e Diddy-t në Los Angeles dhe Miami për të gjetur prova materiale për çështjen gjyqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco