Më në fund dikush ja fitoi zemrën Di Caprios! Aktori prezanton të dashurën me nënën e tij dhe i vendos unazë

Më në fund dikush ja fitoi zemrën Di Caprios! Aktori prezanton të dashurën me nënën e tij dhe i vendos unazë

10:43, 28/03/2024
A+ Aa A-

Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fituese mes shumë vajzave që kanë dalë me aktorin.

Leo është në një lidhje me modelen italiane Vittoria Ceretti që prej verës së kaluar dhe aktori duket se i ka marrë gjërat seriozisht.

Image

Ai jo vetëm e ka prezantuar modelen me të ëmën, por së fundmi po përflitet edhe për një fejesë.

Vittoria është parë me një unazë fejese në një dalje të fundit të çiftit. Leo ka qenë i lidhur me shumë gra gjatë gjithë jetës së tij, por Vittoria Ceretti duket se ia ka fituar zemrën.

Vittoria Ceretti është aktualisht 25 vjeç, gjë që e bën atë në moshën e saktë që njerëzit besojnë se DiCaprio preferon. Ajo që është padyshim befasuese është se si Vittoria Ceretti ishte ajo që potencialisht arriti të bindë DiCaprion se martesa është një ide e mirë.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco