Habit reperi amerikan: Kanye është emër skllevërish! Unë quhem Ye

Habit reperi amerikan: Kanye është emër skllevërish! Unë quhem Ye

10:27, 26/03/2024
A+ Aa A-

Reperi amerikan Kanye West i ka bërë thirrje publike fansave që të mos i drejtohen më me emrin e vjetër por me emri i tij të ri “Ye”. Drejtuesi i stafit të reperit Kanye West, Milo Yiannopoulos ka dërguar një letër publike ku kërkon që reperit t’i drejtohen me emrin Ye dhe jo me emrin e skllavërimit.

“Ye është nga personat më të njohur në botë, madje në një linjë me Papën dhe presidentin. Ai nuk e mori kot vendimin për të ndërruar emrin dhe për të hedhur poshtë gjithë fitimet nga marka ‘Kanye West’. Ndryshimi u bë i plotë, është ligjor dhe i përhershëm. Ai tashmë është Ye. Në disa raste ai e ka quajtur emrin e tij të skllavit. Ye është një njeri me ngjyrë në Amerikë që do të drejtën e vetëvendosjes së plotë si kushdo tjetër”,- u shpreh zëdhënësi duke iu drejtuar mediave, publikut, platformave të muzikës, dyqaneve, websiteve etj.

39-vjeçari shkruan se u kërkon “platformave të transmetimit, publicistëve, dyqaneve, shoqatave, faqeve të teksteve të këngëve dhe mbledhësve të të dhënave” që të bëjnë ndryshimet e kërkuara pasi “janë disa nga hapësirat më të dukshme”. 

Kërkesa është publikuar pas më shumë se dy vite nga ndryshimi ligjor të emrit të reperit. Në gusht 2021, 46-vjeçari deklaroi se po e ndryshonte emrin për “arsye personale”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco