Rebel Wilson e ofendoi në libër: Reagon Sacha Baron Cohen

Rebel Wilson e ofendoi në libër: Reagon Sacha Baron Cohen

09:38, 26/03/2024
A+ Aa A-

Mëngjesin e së hënës, Rebel Wilson ka publikuar me anë të një story në Instagram se në një pjesë të librit të saj të jetës do të flitet për momentin kur nisi karrierën dhe përballjen me persona problematikë në punën e saj.

Pavarësisht se në libër nuk e ka treguar emrin e personit që e konsideron si "tr*pin më të madh" që ka njohur, Wilson ka vendosur ta tregojë si informacion në rrjete sociale duke rrëfyer se Sacha Baron Cohen është ai që e ka vënë në siklet në sheshxhirim. Ajo ka deklaruar se nuk do të friksohet nga avokatët e tij dhe kërcënimet e tyre për të mos treguar gjë në librin e jetës së saj.

Pas lajmit që u bë viral, ka reaguar edhe aktori me anë të zëdhënësve të tij duke u shprehur: “Teksa e vlerësojmë shumë mundësinë dhe dëshirën për të folur hapur rreth çështjeve delikate si kjo, këto deklarata të rreme janë në kontraditë me faktet e dokumentuara në xhirime dhe persona që kanë qenë dëshmitarë gjatë prodhimit të “The Brothers Grimsby”.

Wilson dhe Baron Cohen kanë aktruar bashkë në filmin e përmendur, ku aktorja ishte e dashura e Norman Butcher, karakterit të aktorit.

Sipas deklaratave të saj, Baron Cohen i ka kërkuar vazhdimisht të dalë nudo në film dhe ajo nuk ka pranuar, de kjo situatë e ka bërë të ndiejë neveri ndaj i ka dedikuar një kapitull të tërë në librin “Rebel Rising”, i cili pritet të dalë në shitje prej 2 prillit.

Ngjarja ka nxitur reagime online rreth temës shumë të diskutuar ndër vite për pabarazinë në Hollywood dhe përtej tij, për shumë vajza dhe gra që vihen në situata të papërshtatshme në ambiente pune.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco