Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Fjalim i shkruar nga Kate dhe takim me Mbretin, ç’po ndodh në Mbretëri?

Fjalim i shkruar nga Kate dhe takim me Mbretin, ç’po ndodh në Mbretëri?

09:24, 25/03/2024
A+ Aa A-

Thuhet se Kate Middleton u takua me Mbretin Charles III përpara njoftimit të saj për kancerin. Princesha e Uellsit u ul për një drekë private me vjehrrin e saj të enjten për të diskutuar “përvojën e tyre të përbashkët shëndetësore”, thanë burimet për revistën People.

Charles, i cili zbuloi diagnozën e tij të kancerit në shkurt – “ka pasur gjithmonë një lidhje shumë të mirë” me nusen e tij, sipas autores Sally Bedell Smith.

“Ajo është e interesuar për gjërat artistike dhe vlerëson artin dhe kulturën, kështu që ka një lidhje me Mbretin për këtë,” vazhdoi autorja e librit “George VI dhe Elizabeth: Marriage That Saved the Monarky”.

“Natyrisht që ata e kanë këtë të përbashkët që mund t’i afrojë. Është një burim sigurie dhe ngushëllimi për të dy.”

Të premten, Middleton njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer dhe ishte në fazat e hershme të kimioterapisë.

“Ajo e shkroi çdo fjalë vetë”, tha një burim i brendshëm për People, duke iu referuar fjalimit në video të Princeshës së Uellsit, i cili u filmua nga BBC në kopshtet e Kështjellës Windsor javën e kaluar.

Një burim i tjetër shtoi, “Ajo i shkroi vetë fjalët, i dorëzoi personalisht dhe donte të vendoste se kur ishte koha e duhur për të goditur botën me këtë lajm”.

Kensington Palace ndau videon emocionale të premten, në të cilën nëna e tre fëmijëve rrëfeu se mjekët zbuluan kancer në trupin e saj pas operacionit të saj abdominal në janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco