'Gjaku i mamit nëpër mure…'/ Roza Lati bën rrëfimin dramatik për fëmijërinë e vështirë dhe dhunën e të atit: S’dal dot nga traumat

'Gjaku i mamit nëpër mure…'/ Roza Lati bën rrëfimin dramatik për fëmijërinë e vështirë dhe dhunën e të atit: S’dal dot nga traumat

09:04, 24/03/2024
A+ Aa A-

Roza Lati u përfshi nga një mori emocionesh mbrëmjen e djeshme gjatë Prime. Ajo rrëfeu detaje tronditëse nga fëmijëria dhe probleme që ka pasur më të atin e saj.

Në një koment Vëllai i madhe shfaqi klipin ku Roza tregon për fëmijërinë e saj, problemet shëndetësore të të atit, dhunën që përjetoi nga ai, ndarjen e së ëmës dhe martesën e të atit me një bashkëshorte tjetër me të cilën pati edhe një djalë. Roza u shpreh se është shumë e lidhur me të vëllain dhe se ai bën shumë për të.

“Jam fëmija i Roza dhe Kristo Latit. Rita ime ka qenë nën presionin e paragjykimeve gjithë jetën derisa njohu babin tim. Ai e pa që ajo nuk ishte ashtu si paragjykohej dhe u martuan me dashuri, e deshën njeri tjetrin. Jam një fëmijë që jam rritur me nënën artiste që e ndalonin të gjithë dhe i merrnin autografe dhe në shtëpi kishte shumë sherre me gjakun e mamit nëpër mure. Babi im kur ka qenë 19 vjeç është hedhur nga shkëmbi i Dhërmiut në det dhe aty ka pasur shkëmbinj nënujorë dhe është goditur në kokë. Atëherë s’ka pasur aparatura për ta kontrolluar dhe parë që babit tim i kishte plasur një venë në kokë dhe ajo me kalimin e kohës iu mblodh dhe iu bë tumor. Tumori në kokë të bënte agresiv, pa kontroll. Mami kur isha e vogël ka qenë me xhirime në Amerikë dhe kur u kthye solli një videokasetë. Unë ulesha të shihja gjithmonë aty afër të shihja.

Një ditë nuk po ndizej, babi po përpiqej ta ndizte por pulti nuk punonte. Unë ngrihem dhe shkoj këmba dorazi dhe them o ba, mos duhet shtypur këtu dhe shtyp me dorë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco